KQZ tregon kur do të filloi rinumërimi i 530 vendvotimeve

KQZ tregon kur do të filloi rinumërimi i 530 vendvotimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar sot kërkesën e Qendrës për Numërim dhe Rezultate për rinumërim e 530 vendvotimeve të tjera.

Rinumërimi i 530 vendvotimeve do të filloi sot nga ora 16:00. Këtë e ka bërë të ditur për Insajderin zëdhënësi i KQZ-së, Vamir Elezi.

“Rinumërimi i 530 vendvotimeve, për të cilat vendosi KQZ-ja, do të fillojë sot (e enjte, 17 tetor) në orën 16:00”, tha Elezi.

Derisa Burim Ahmetaj nga QNR-ja foli edhe për numërimin e votave të diasporës që ka përfunduar mbrëmë, ndërsa tha se janë në fazën e fundit që t’i hapet rrugë edhe numërimit të votave me kusht.

Sa u përket të gjeturave nga raporti i auditimit, ai prezantoi pesë rekomandime, me anë të të cilave KQZ-ja më pas votoi për rinumërim të votave.

“Në rastin e dytë QNR kërkon rinumërimin e 81 vendvotimeve. Kategoria tjetër është kur vetëm një kandidat ka më shumë vota se subjekti pra në total është 89 vendvotime. Dhe rekomandimi tjetër është kur kandidatët të gjitha kanë vota më shumë se subjekti, nga këto të gjetura janë 187 vendvotime”.