KQZ tregon sa vendvotime janë rinumëruar deri më tani

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës lidhur me rinumërimin e vendvotimeve.

Sipas KQZ-së prej ditës së djeshme janë rinumëruar 95 vendvotime  dhe janë në procesin të rinumërimit të vendvotimit tjera.

Ndërsa sa i përket rinumërimit të votave me kusht po vazhdon vendosja e numrave të zarfeve me kusht. Sipas KQZ  nuk është ndërprere procesi i rinumërimit vetëm se janë  dërguar në futjen e të dhënave. Prej orës 11 do të vazhdojmë me procesin e rinumërimin e tyre.

Deri me tani janë procesuar 70.37 për subjekte politike ndërsa 50.45 për qind për kandidatët.

Burim Ahmetaj nga QNR në mbledhjen e KQZ-së tha se kemi një numër të madh të formularëve të cilët janë në auditim dhe akoma jemi në proces dhe nuk do të përmbyllet pa i bërë krahasimet dhe më pas do të dalim me rezultate finale.

Organizata GERMIN ka kërkuar që të futen në sistemin e numërimit 4500 pako me vota të ardhura nga diaspora./Insajderi.com