
Shqiptarët e kërkuar nga drejtësia dhe që emigruan në Britani me identitet fals, duke pretenduar se ishin refugjatë nga Kosova të larguar për shkak të luftës me Serbinë janë identifikuar nga autoritetet angleze dhe “The Sun” ka identifikuar disa prej tyre që, përgjatë këtyre viteve qëndronin me identitet të rremë.
Në artikullin e publikuar nga “The Sun” janë më shumë se 300 shtetas shqiptarë në Angli që kanë probleme me drejtësinë, por që deri tani vetëm gjashtë prej tyre janë dënuar dhe iu është hequr shtetësia britanike.
Por, kush janë disa nga shqiptarët me të shkuarën kriminale që janë dënuar dhe ekstraduar më pas?
“The Sun” publikon emrat dhe fotot së bashku me arsyen se pse janë dënuar këta shqiptarë.
Ali Qazimaj 43 vjeç akuzohet për vrasjen e një çifti të moshuarish britanik vitin e kaluar, të cilëve u mori paratë për të paguar borxhet. Ai ka jetuar në Angli për afërsisht 20 vite.
Samir Bashsa, emri i vërtetë Saliman Barçi i dënuar në Shqipëri me 25 vite burg për një vrasje në vitin 1997.
Afrim Pulaj, emri i vërtetë Afrim Sinani i dënuar me 20 vite burg për një vrasje në vitin 1996 në Shqipëri.
Abdul Mekra, emri i vërtetë Avni Metra i dënuar me 25 vite burg në Shqipëri për vrasje në vitin 1998.
Sami Qerkini, emri i vërtetë Bardhi Muça, mbërriti në Britani të Madhe në vitin 1995. Përdori pasaportën britanike për të udhëtuar në Itali, Belgjikë, Holandë dhe Spanjë ku krijoi një rrjet droge.
Gjergj Kola 48 vjeç, emri i vërtetë Gjergj Çupi, i cili ka vrarë Mirash Ndrecën dhe Donika Kadelin në vitin 1997 në Rrëshen, por u arratis në Itali. Ai është dënuar me 25 vite burg.
Bekim Ademi 35 vjeç, emri i vërtet Elidon Habilaj, i cili mbërriti në Britani të Madhe në vitin 1998. I dënuar për mashtrim në Britani të Madhe.
Dinjan Hysaj 40 vjeç, ka kërkuar azil në Angli në vitin 1998 duke përdorur emrin e tij të vërtetë, por datë të rreme të ditës së lindjes.
Lexo në Insajderi:
Kolegji Universum, i vetmi pa asnje program të suspenduar nga Akreditimi