“Kur dashuria bëhet poezi” me Kastriot Tushën

“Kur dashuria bëhet poezi” me Kastriot Tushën

Kastriot Tusha sonte do të performojë në koncertin e sotëm të organizuar nga Bashkia Sarandë, “Kur dashuria bëhet poezi”.

Për herë të parë në skenën e Kinoteatrit “Butrinti” të Sarandës, do të performojë sopranoja sarandiote, rezidente në Itali, Luljeta Strefi, nën prezantimin e Drejtorit Artistik, italianit Giuseppe Palumbo dhe Era Metallës.

Koncerti synon  integrimin dhe ndërthurjen e dy kulturave shumë të ngjashme, që kanë dy popuj që ndodhen në brigje përballë njëri-tjetrit.

Në koncert do të interpretohen një larmi këngësh të njohura të muzikës shqiptare, mes tyre këngë të pavdekshme, të shkruara nga Dritëro Agolli, gjithashtu do të kujtohet e madhja e këngës shqiptare, Vaçe Zela me dy këngë shumë të njohura shqiptare dhe këngë italiane si Cocciante, Lara Fabian, Mia Marini, Giorgia, Carruso e të tjerë tinguj shumë të dashur të muzikës napolitane.

Publiku do shijojë tingujt e dy vendeve fqinje nën shoqërinë e njëri-tjetrit sot në orën 18:00 në skenën e Kinoteatrit “Butrinti” të Sarandës.