
Premiera e shfaqjes “Kur hana del” me tekst të Ag Apollonit dhe regji të Ben Apollonit jepet sot, në mbrëmje duke filluar nga ora 20:00 në Teatrin e Qytetit “Adriana Abdullahu” të Ferizajt.
Shfaqja do të ketë edhe dy repriza, nesër dhe pasnesër.
Ngjarja e kësaj shfaqje vendoset në një qendër psikiatrike në Kosovë.
Drama paraqet fatet tragjike dhe veprimet komike të personazheve, derisa në fund mbyllet me një akt tragjik.
Ne shfaqje luajnë: Ali Krasniqi, Edona Berisha-Bekteshi, Vjosa Abazi, Dashuri Rexhepi, Jajush Ramadani, Arben Marevci, Sherif Bega, Mevlan Saraqi, Gresa Gashi, Ekrem Jakupi.