
Pas më shumë se një viti, në skenë me komedinë më të re kthehet Shuki.
Titulluar ‘Kur ndalen dritat’, StandUp komedia e radhës e Mentor Shukit ofron një shetitje një-orëshe të artistit, në eksperienca të shumta personale, të cilat i japin atij hapsirën dhe mundësinë e një reflektimi mbi rëndësinë e gruas në jetën e tij dhe atë që e ka gruaja në shoqërinë tonë.
I njohur për publikun si autor dhe prezentues i TV emisionit Me Shukin, si dhe radio emisionit ditor kult të quajtuar Drive-Time me Shukin që tashmë e realizon në Radio Prishtina 89.8FM, Shuki mbetet StandUp komedi artisti i vetëm që është në gjendje të vendosë ura lidhëse mes eksperiencave personale, atyre politike e shoqërore në vend.
Kujtojmë që në komedinë e fundit ‘Urime viti i vjetër’ i mbajtur në amfiteatrin e ASK’s, e para saj ’30 ditë mrena’ ai për 40minuta kishte shpalosur tregimin e tij konfrontues me policinë dhe denimin prej 30 ditësh arrest shtepiak për posedim të narkotikëve. Një ditë para zgjedhjeve lokale ne Kosovë, përmes kësaj komedie, Shuki kishte zgjedhur që përvec tregimit të errët të jetës së tij, të flas edhe për kulturën e internetit, mediave sociale dhe angazhimin shoqëror të kosovarëve në platformat e reja mediale. Vrojtim ky poaq i errët sa historia e tij me varshmërinë dhe organet e rendit.
Një përspektivë qesharake e pasqyrim i realitetit të vrazhdë që e jetojmë. I flet të gjitha moshave, shtron pytje dhe ngrit dilema – Pse jemi, ata që jemi sot?
Momente të çuditshme, mendime dhe pyetjet që i bëjmë në qetësi, kur jemi vetëm!
Atëherë KUR NDALEN DRITA mbahet në Studio 21 në Prishtinë dhe fillon nga ora 21:00. Bileta kushton 3 Euro./ Insajderi.com