Kurani më i vogël në botë mbahet nga një laçjan

Kurani më i vogël në botë mbahet nga një laçjan

Faqja e njohur “Wetbookclub” ka publikuar sot si foton e saj të ditës, një imazh ku shfaqet një Kuran shumë i vogël i mbajtur nga një familje shqiptare.

Sipas shkrimit krahas fotos thuhet se Libri i shenjtë që ka qenë në familjen Prushi prej gjeneratash dhe është nxjerrë në shitje.

Kurani me përmasa 26.8 mm i gjatë dhe 21.6mm i gjerë mbahet në dorë në këtë foto nga shqiptari Skënder Halim Prushi.

Libri i shenjtë, i cili peshon 5.2 gram ndodhet në veri të Shqipërisë në Laç dhe foto e publikuar ditën e sotme daton që në 15 nëntor të vitit 2006/Shqip.