Kurti prezanton punën e Rakiqit në Qeverinë Kurti II

Kurti prezanton punën e Rakiqit në Qeverinë Kurti II

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, prezantoi në seancën e së hënës të Kuvendit të Kosovës punën e ministrit serb në Qeverinë e tij, Goran Rakiq, njofton Insajderi.

Derisa po shpaloste programin qeverisës para deputetëve, Kurti në foltoren e Kuvendit tha se“dëshiroj t’ua prezantoj me nga një fjali profilin e secilit prej ministrave”.

Ai prezantoi me rend anëtarët e kabinetit qeveritar, duke përmendur diçka që sipas tij, e përfaqëson secilin nga ta.

“Ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, një shoqëri multietnike që ofron mundësi për të gjithë”, tha Kurti, kur i erdhi radha për ta përshkruar ministrin nga Lista Serbe, Goran Rakiq.

Kryeministri tha se “secili funksion formal i ministrave e merr këtë epitet përmbajtjesor”.

Për 55 ditë në krye të ekzekutivit, Kurti deklaroi se janë bërë shumë punë.

Ndërsa, partitë opozitare e kritikuan programin qeverisës të Kurtit duke e quajtur si “të kotë dhe të dështuar”./Insajderi.com