Kush është Abiy Ahmed – fituesi i Çmimit Nobel për Paqe?

Kush është Abiy Ahmed – fituesi i Çmimit Nobel për Paqe?

Komiteti Nobel i Norvegjisë ka vendosur që t’ia ndajë Çmimin për Paqe për vitin 2019, kryeministrit të Etiopisë, Abiy Ahmed.

Nobelisti Ahmed është i njohur për përpjekjet e tij për të arritur paqen dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, në veçanti për zgjidhjen e konfliktit kufitar midis Etiopisë dhe Eritreas fqinje, njofton Klan Kosova.

Ky çmim ka gjithashtu për qëllim që t’i inkurajojë të gjitha palët e interesuara që të inkuadrohen në arritjen e paqes dhe pajtimit në rajonet e Afrikës Lindore dhe Verilindore.

Kujtojmë se kur Ahmed u bë kryeministër në prill të vitit 2018, ai e bëri të qartë se dëshironte të rifillonte bisedimet e paqes me shtetin fqinj.

Në bashkëpunim të ngushtë me presidentin e Eritreas, Isaias Afwerki, ai shpejt hartoi parimet e një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund ngërçit të gjatë midis dy vendeve.