
Sot është një ditë e madhe fitoreje për amerikanët muslimanë, e veçanërisht për gratë muslimane të Amerikës.
Dy gra muslimane janë zgjedhur në Kongres për herë të parë.
Përfaqësuesja ligjore e Minesotës Ilhan Omar, fitoi garën për përfaqësuesin e Minesotës në distriktin e pestë kongresial.
Pas krimeve të urrejtjes kundër muslimanëve si pasojë e zgjedhje së Trumpit dhe retorikës anti muslimane, fitoret e Omar dhe Tlaib janë një fitore e madhe për gratë muslimane që për një kohë aq të gjatë nuk janë prezentuar në qeverinë federale.
Omali është një grua amerikano-somaleze dhe refugjate e dikurshme, ndërsa Tlaib është një amerikano-palestineze dhe fëmijë emigrantësh. Të dyja janë përballur me stereotipet gjatë kohës në zyrë dhe gjatë kampanjës. Omar është quajtur “ISIS” nga një burrë që ka kërcënuar të ja heq mbulesën e kokës dhe është targetuar nga aktivistja Laura Loomer me nocione islamofobe. Loomer ka përballur Tlaib me vërejtje të ngjashme online dhe në person.
“Do të përballem dhe do ta luftoj çdo structure raciste dhe oppressive të nevojshme,” Tlaib i tha turmës pas fitores primare në Gusht. “Ju meritoni më mirë se presidenti që kemi sot.”
Identiteti i Tlaib dhe Omar nuk duhet të përceptohet vetëm si gra muslimane, por edhe si gra somaleze dhe palestiniane. Somalia prej së cilës Omar iku gjatë luftës civile në 1991, është një prej shtatë vendeve që janë targetuar prej Trump për tu ndaluar hyrjen në Amerikën.