Shqyrtimi i vendimit të Qeverisë për ndryshim dhe tejkalim të rregullave fiskale të deficitit si dhe shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit për 2019 dhe ratifikimi i disa marrëveshjeve do të jenë rend dite.
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për seancë të rregullt plenare.
Si rend dite do të jetë shqyrtimi i vendimit të Qeverisë për ndryshim dhe tejkalim të rregullave fiskale të deficitit si dhe shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit për 2019 dhe ratifikimi i disa marrëveshjeve.
Kjo seancë mbahet në një momënt kur nevoja e bizneseve për mbështetje financiare nga shteti është e domosdoshme për mbijetesë.
Në vitet e fundit Kuvendi i Kosovës ka qenë jashtë natyrës së tij funksionale pasi kundërshtimet politike kanë tejkaluar çështje rutinore. /Insajderi/