‘La casa de papael’ së shpejti me një tjetër sezon

‘La casa de papael’ së shpejti me një tjetër sezon

“La Casa De Papel”, i njohur edhe si “Money Heist”, është shndërruar në një fenomen televiziv. Sezoni i tretë u publikua në “Netflix” muajin e kaluar dhe pati një shikueshmëri të lartë.

Data e saktë për publikimin e sezonit të katërt nuk është njoftuar ende, por ka shumë mundësi që të dalë më shpejt nga sa mendojnë njerëzit.

Video: 

Xhirimet e sezonit 4 përfunduan pak ditë më parë dhe kjo u njoftua nga aktori spanjoll Alvaro Morte, i cili luan rolin e profesorit në këtë serial.

“Dita e fundit e xhirimit të sezonit 4. Dolli për të gjithë. Për ju, ekipi më i mirë @vancouvermedia. Dhe për ju, që na shihni në të gjithë planetin. Faleminderit të gjithëve. #Elprofesor”, -ka shkruar Morte.