Lasgush Poradeci përlotet duke folur për Kosovën [VIDEO]

Lasgush Poradeci përlotet duke folur për Kosovën [VIDEO]

Poeti i madh Lasgush Poradeci ka pasur një ndjenjë të veçantë për Kosovën.

Në videon e mëposhtme, Poradeci rrëfen ndjenjat e tij patriotike për Kosovën.

Kush është lulja në Ballkan
Që bota i ka sevdanë
Kosova që s’njeh sulltan
Plot difë e kapedanë.
Të sedrës e me shpirt krenar
S’durojnë cen a dhunë
Tregojnë gjoks në sulm e zjarr
Si shkaba në furtunë.
Kosova që bën sulm në zjarr
Posi dragoj me fletë,
Siç bënte sulm ngadhërimtar
Gjergj Kastrioti vetë. / KultPlus.com

Lasgush Poradeci përlotet për Kosovën!“Do të vij një kohë, kur do të vemë në dasmë e do të urojmë: Mos e pifshim këtë gotë, po të mos bashkohemi me Kosovën!” – Lasgush PoradeciGëzuar 10 vjetorin e Pavarësisë nga pushtuesi serb moj Kosova jonë! E mos e pifshim as ne këtë gotë, po të mos bashkohemi me Kosovë, Iliridë, Malësi e Çamëri!Ky dokumentar për Lasgush Poradecin është realizuar nga Mevlan Shanaj në TVSH më 1981, me kamera te Stefan Gajos.

Posted by Gjergj Kastrioti Skenderbeu on Friday, 16 February 2018