Zëri i Putinit

Lavrov: S’ka zgjidhje për Kosovën pa Serbinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë viziton Serbinë. Temë e rëndësishme gjatë kësaj vizite do të jetë Kosova, njoftojnë mediat serbe.

Lavrov: S’ka zgjidhje për Kosovën pa Serbinë

Mendimi i Rusisë është se nuk ka zgjidhje finale për Kosovën pa përfshirjen e Serbisë, shkruan gazeta serbe Novosti, në artikullin që paralajmëron vizitën e ministrit rus të Punëve të Jashtme në Beograd, Sergei Lavrov, njofton Insajderi.

Sipas Novostit, Lavrov me vizitën e tij po ri-konfirmon qëndrimin që e ka Rusia, përkatësisht presidenti Vladimir Putin.

Beogradi do të jetë vendi i parë që diplomati rus do ta vizitojë pas pushimit të detyrueshëm që u desh ta bëjë për shkak të pandemisë dhe në Serbi kjo po shihet si një shenjë se sa e rëndësishme është Serbia për Rusinë.

Vizita e Lavrov që do të bëhet me 18 qershor, do të jetë dy ditore dhe do të përfundojë me takimin e tij me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Në agjendë është bashkëpunimi mes dy vendeve, por temë e rëndësishme e takimit, njoftohet se do të jetë edhe Kosova.

Pesë ditë pas kësaj vizite të Lavrov, me 24 qershor, Vuçiq do ia kthej nderin, duke e vizituar Moskën në manifestimin tradicional në Kremlin në “Paradën e Fitores”.

Është bërë e ditur tashmë gjithashtu se pas disa muajsh, në tetor, edhe presidenti rus, Vladimir Putin, do ta vizitojë Serbinë./Insajderi.com