Leonardo DiCaprio dhe Scorsese fillojnë projekt filmik

Leonardo DiCaprio dhe Scorsese fillojnë projekt filmik

Projekti i ri filmik “Killers of the Flower Moon” prodhuar nga “Imperative Entertainment” do të bashkojë dy artistë të mëdhenjë, aktorin Leonardo DiCaprio dhe regjisorin Martin Scorsese, të cilët para disa vitesh bashkëpunuan në filmin “The Wolf of Wall Street” Gangs of New York”, “The Aviator”, “The Departed”, “Shutter Island”.

Ngjarja ndodh në Oklahomën e vitit 1920 dhe shtjellon historinë Osage Nation, një vend me njerezit më të pasur të botës, ku pasi u zbulua nafta në tokën e tyre, ata u vranë një nga një. Pasi vdekjet filluan të marrin përmasa të mëdha, FBI-ja mori rastin në dorë dhe zbuloi një prej krimeve më të mëdha të historisë amerikane.

Filmi është bazuar në romanin më të njejtin titull të David Grann. Scorsese thotë se ai sapo e lexoi librin, filloi ta mendonte si film, me skena e pjesët e sheshxhirimve. “Mezi pres të nis punën me skenaristin Eric Roth dhe Leo DiCaprio, për ta sjellë në ekran këtë histori të errët amerikane”, -deklaroi Scorsese.