Libër për Nënën Terezë në 37 vjetorin e marrjes së Nobelit

Libër për Nënën Terezë në 37 vjetorin e marrjes së Nobelit

Me 10 dhjetor pritet të promovohet libri “Si e njoha Nënën Terezë”,  nga Frrok Kristaj.

Kristaj e sjell këtë libër në 37 vjetorin e laurimit të Nënës Terezë me çmimin Nobel për paqe.

Ndërsa promovimi i librit bëhet në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

Humanistja shqiptare  nga 4 shtatori i këtij viti  është Shenjtëruar nga Papa Francesco në Vatikan. Nënë Tereza tani thirret Shën Tereza, një titull ky i merituar për një shqiptare që gjithë jetën e saj e vuri në shërbim të të varfërve, jetimëve dhe të sëmurëve.