Libri i Xhevdet Bajrës merr çmimin “Medaljoni i Kristaltë”

Libri i Xhevdet Bajrës merr çmimin “Medaljoni i Kristaltë”

Libri “Vitet që nuk e sollën pranverën” i poetit Xhevdet Bajraj, ka marrë çmimin si libri më i mirë, në Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, shkruan Insajderi.

Libri është vlerësuar me  “Medaljonin e Kristaltë” ndërsa është botim i klubit letrat “De Rada”.

Çmimi u nda dje më 23 mars, ndërsa Xhevdet Bajraj, është një prej shkrimtarëve më të suksesshëm kosovarë.

Ndër vite ai është vlerësuar me disa çmime. Në vitin 2000 morri çmimin e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, Çmimi Ndërkombëtar i Goliardos për Poezi në vitin 2004, çmimin për dramën më të mirë origjinale të shkruar në gjuhën shqipe në 2013 nga Festivali Monodrama në Vlorë. Por poezia mbetet një prej pasioneve të tij më të mëdha. Në 2015 u vlerësua edhe me një çmim, atë për poezinë më të mirë të paraqitur në Panairin Ndërkombëtar të Prishtinës./ Insajderi.com