Libri origjinal për Skënderbeun del në shitje, ky është çmimi i tij

Libri origjinal për Skënderbeun del në shitje, ky është çmimi i tij

Në rrjetin social Facebook po qarkullon një link ku janë duke u mbledhur fonde për blerjen e librit origjinal “Historia e Skënderbeut” të autorit francez Jacques de Lavardin, botim i vitit 1621 me qëllim dhurimin e tij Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti” në Krujë, përcjellë KultPlus.

Libri gjendet në Spanjë dhe kushton 5000 euro.

Për këtë ka njoftuar Nezir Kraki, i cili ka kërkuar që t’i bashkëngjiti iniciativës për blerjen e këtij libri.

“Libri gjendet në Spanjë dhe kushton 5000 euro, kësaj shume i shtohet edhe çmimi i dërgimit me postë nga Spanja dhe taksa që FB po e ndalka për “trajtimin e donacioneve”. Në pamundësi për ta blerë privatisht këtë libër të rrallë, ideja është që ta blejmë të gjithë së bashku dhe t’ia dhurojmë muzeut”, ka shkruar Kraki.