Libri i publikuar me fotot që Instagrami nuk dëshiron që t’i shihni

Libri i publikuar me fotot që Instagrami nuk dëshiron që t’i shihni

Arvida Bystrom dhe Molly Soda kanë publikuar një libër plotë fotografi të cilat kanë shkelur udhëzimet e komunitetit të Instagramit.

A e keni pyetur ndonjëherë vetën për të gjithë fotografitë të cilat janë larguar nga Instagrami për shkak se kanë shkelur rregullat e këtij komuniteti?

Pasi kishin bërë një thirrje të hapur duke i pyetur përdoruesit e Instagramit të ua dërgojë fotot e tyre të cilat ky aplikacion kishte fshirë, Arvida Bystrom dhe Molly Soda kanë realizuar një libër me titull “Pics or It Didn’t Happen: Images Banned From Instagram” (Fotografi apo Nuk ka Ndodhur : Fotot e Ndaluara nga Instagrami) në të cilin libër ka me qindra foto të tilla, shkruan Dazzed.

Censura e Instagramit ka qenë një temë e ndërlikuar e diskutimit që kur ky aplikacion ka filluar të ekzistojë, dhe Bystom me Sodan kanë qenë gjithmonë të zëshme për opinionet e tyre lidhur me këtë gjë.

“Trupi i femrës gjatë gjithë kohës kontrollohet – pse do të ishte Instagrami më ndryshe?”, kishte thënë Soda një herë, për Dazzed.

Me mbi 220 mijë ndjekës, autorë të “Pics or It Didn’t Happen” punojnë dhe përpjeken për të shtyrë kufijtë e asaj se si njerëzit e shohin trupin e femrës përmes artit të tyre dhe fotove të panumërta të cilat u janë larguar edhe vetë atyre nga Instagrami.

“Si gra, ne rritemi duke mësuar të jemi kritike për trupat tanë, dhe për trupat e grave tjera – është një ndjesi e madhe e turpit që i është vendosur”, ka shpjeguar ajo.

“Ka një frikë të madhe që e rrethon trupin femëror – një fotograf i trupave lakuriq menjëherë bëhet pornografik edhe pse nuk është ky qëllimi”, ka shtuar ajo.

Udhëzimet e Komunitetit të Instagramit thonë se do të largojnë gjithçka “të dhunshme, lakuriqe, gjysmë-lakuriqe, diskriminuese, të paligjshme, nëpërkëmbëse, urryese, pornografike, ose me sugjerime sekuale”.

Përderisa disa foto duket se janë shkelëse të këtyre rregullave – lakuriqësi totale e përparme, të themi – disa tjera janë më pak të dukshme – një grua me telefonin e saj mobil i cili mbahet në veshin e saj përmes shamisë.

Pics or It Didn’t Happen: Images Banned From Instagram” (Fotografi apo Nuk ka Ndodhur : Fotot e Ndaluara nga Instagrami) është publikuar më 6 mars nga Prestel. /Insajderi.com