Kreu i NISMA-së, Fatmir Limaj ka reaguar ndaj vendimit të Komisionit Qendror Zgjedhor për rinumëruar e vetëm një pjesë të votave të zgjedhjeve të gjashtë tetorit." />

Limaj nuk pajtohet me vendimin e KQZ-së, kërkon rinumërim të votave në tërësi

Limaj nuk pajtohet me vendimin e KQZ-së, kërkon rinumërim të votave në tërësi

Kreu i NISMA-së, Fatmir Limaj ka reaguar ndaj vendimit të Komisionit Qendror Zgjedhor për rinumëruar e vetëm një pjesë të votave të zgjedhjeve të gjashtë tetorit.

Sipas Limajt vendimi për rinumërim të pjesshëm i KQZ-së, është i pamjaftueshëm për të përmirësuar shtrembërimin e rezultatit.

“Ne kërkojmë urgjentisht që KQZ ta pranojë gabimin në tërësi dhe jo pjesërisht dhe të krijojë kushte për rinumërim të secilës kuti për të nxjerrë rezultatin zgjedhor ashtu siç është brenda kutive dhe t’i eliminojë të gjitha këto gabime skandaloze, shtrembërimin e rezultatit dhe shumë defekte që janë përcjellë nga ky gabim”, ka shkruar Limaj.

Tutje, Limaj ka thënë se duhet të dihet se i kujt është gabimi që formularët janë shtypur gabimisht.

“Formularët janë shtypur gabimisht. I kujt është gabimi do të zbulohet gjatë ditëve të ardhshme dhe do të dihet si ka ardhur të shtypja e gabueshme. Sekretariati është përgjegjës për shpërndarjen e formularëve në të gjithë Kosovën. Subjektet të cilat kanë qenë të renditura në fletëvotim dhe janë renditur edhe në formularë, subjektit të parë i mungon rubrika dhe për rrjedhojë disa komisionerëve që u është ndezur llamba, i kanë shkruar me saktësi dhe disave që s’u është ndezur i kanë shkruar prej subjektit të dytë”, ka shkruar Limaj.