Lirohet sulmuesi i Vehbi Kajtazit – dënohet 4 muaj me kusht

Lirohet sulmuesi i Vehbi Kajtazit – dënohet 4 muaj me kusht

Sapo është liruar Fitim Thaçi, i dyshuari për sulmin fizik ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.

Thaçi është liruar nga paraburgimi dhe procesi gjyqësor ndaj tij ka përfunduar. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, avokati i tij, Gazmend Halilaj.

“Është marrë vendim që ai të lirohet dhe iu është shqiptuar dënimi me kusht në periudhë 4 mujore”, tha Halilaj për Express.

Fitim Thaçi, akuzohet për sulm ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi. Atij fillimisht iu caktua masa e paraburgimit nga Gjykata Themelore në periudhë njëmujore.

Lidhjet e sulmuesit të gazetarit Kajtazi me Milaim Zekën e Azem Sylën