Filmi “Goran”, me regji të Navio Marasevic është shpallur si filmi më i mirë i edicionit të sivjetmë të Festivalit të Filmit “PriFilmFest”, që sonte ka pasur edhe mbrëmjen përmbyllëse.
Në këtë edicion janë ndarë shumë çmime nëpër kategori të ndryshme, duke përfshirë atë të Ballkanit, Evropës dhe më gjerë, shkruan KultPlus.
Më poshtë është lista e çmimeve që janë ndarë në mbrëmjen e sotme.
Një “Hyjneshë e Artë” nderi për Paul Haggis.
Çmimi për filmin më të mirë të programit të filmave të Ballkanit shkon për filmin “Goran” me regjisor Nevio Marasevic dhe me producent Danijel Pek.
Çmimi për regjisorin më të mirë të Ballkanit shkon për “Hana Jusic” nga filmi kroat “Quit Staring At My Plate”.
Çmimi për aktoren më të mirë të Ballkanit shkon për “Mia Petricevic” nga filmi kroat “Quit Staring At My Plate”.
Çmimi për aktorin më të mirë të Ballkanit në PriFest 2017 shkon për “Cander Cindoruk” nga filmi “Ember”, Turqi.
Çmim special në kategorinë e filmave të Ballkanit shkon për regjisorin “Nevio Marasevic” të filmit “Goran”, Kroaci.
Çmimi vjetor i PriFest për filmbërësin kosovar, mbështetur nga Z Mobile, shkon për: Adriana Matoshi, aktore.
Çmimi për filmin më të mirë të programit evropian në PriFest 2017 shkon për “Mellow Mud” (Letoni) me regjisor Renars Vimba dhe me producent Alija Berzina.
Çmimi special i jurisë në programin e filmave evropianë shkon për “Chronicles Of Melanie” nga regjisori Viestur Kairish, bashkëpunim i Letonisë, Çekisë dhe Finlandës.
Çmim i veçantë në programin evropian të filmave në PriFest 2017 shkon për “Hunting Flies” të regjisorit Izer Aliu, Norvegji.
Fitues i çmimit për dokumentarin më të mirë është filmi “See You In Chechny” nga Gjeorgjia, me regjisor Alexandar Kvatashidze.
Filmi fitues i programit të metrazhit të mesëm në PriFest 2017 është filmi “Naked”, film nga Izraeli, me regjisor Yoram Sachs.
Filmi fitues nga juria FIPRESCI 2017 është filmi “Amok” nga regjisori Vedran Tozija.
Fitues i çmimit nga juria e mediave 2017 është filmi “Mellow Mud” nga Letonia, me regji të Renars Vimba.
Fituesi i çmimit ‘Filmi më i mirë’ nga juria e pavarur e studentëve 2017 është “Le femme de la TVG” nga Timo von Gunten, Zvicër.
Fitues i projektit Green Film Project 2017, i mundësuar nga Bechtel Enka, është “Let Us Beath” nga Arian Bytyçi.
Fitues i çmimit prej 80,000 eurove në Post Production në Best Pitch 2017, projekti “Hive” nga Blerta Basholli, Kosovë.
Fitues i Best Pitch 2017, projekti “Sirin” nga Senad Sahmanovic, Mali i Zi.