Lista e veteranëve u rrit edhe gjatë këtij viti – ky është numri që u shtua

Lista e veteranëve u rrit edhe gjatë këtij viti – ky është numri që u shtua

Vetëm për tre muajt e parë të këtij viti, skemës pensionale i janë shtuar gati 3 mijë veteranë të rinj.

Nga numri prej 34 mijë e 529 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  sa llogaritej të ishin përfitues të këtij pensioni vitin e kaluar, tashmë është rritur në 37 mijë e 44 veteranë. Plotë 2515  veteranë të rinjë janë përfitues të pensioneve gjatë tre muajve të fundit.

Ndonëse ky numër ka vazhduar të rritet, nga një “skenim” tjetër që i është bërë listave është larguar tejet një numër i vogël i veteranëve.

Sipas një përgjigje të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhënë gazetës “Zëri” janë larguar mbi 1 mijë përfitues.

“Nga fillimi i zbatimit të kësaj skeme e deri më tash nga skema janë larguar mbi 1 mijë përfitues, për shkak të kalimit në skema tjera dhe për shkak të vdekjeve të përfituesve”, thuhet tutje në përgjigjen e këtij institucioni.

Një aktakuzë ka ngritur sot EULEX ndaj gjashtë personave që dyshohen se kanë ushtruar ndikimin e tyre që në këmbim të pagesave deri në 1 mijë Euro, që të sigurohet statusi dhe pensioni i veteranit të UÇK-së. /Insajderi.com

Ngritet aktakuzë për mashtrim në listat e veteranëve dhe seks me pagesë