
Prej datës 18, 19 dhe 20 tetor u mbajt Mitingu i Poezisë i organizuar nga Klubi Poetik “Gjon Nikollë Kazazi”, një ndër aktivitetet më të mëdha letrare në vend, që mbledh poetë prej tw gjitha trevave shqiptare.
Temë kryesore ishte “Skënderbeu në letërsi” ku referues ishin Jusuf Buxhovi dhe Shaban Sinani.
çmimi tradicional i këtij mitingu”Ali Podrimja” u nda mes dy poetëve, Rexhep Shahu dhe Helena Halilaj ndërsa çmimi “Din Mehemeti” për librin më të mirë mes dy mitingjeve iu dha poetëve Nikollë Loka dhe Ilir Hajdari.
Pjesë e këtij Mitingu ishte edhe poetja debutuese Manjola Brahaj, e cila edhe e fitoi vendin e parë dhe mori çmimin “Yllka Domi”.