Marangozi zviceran krijon portrete në xhamat e thyera

Marangozi zviceran krijon portrete në xhamat e thyera

Si një artist, sa më i aftë të jeni, aq më mirë mund t’i paraqisni idetë tuaja para botës. Simon Berger është një marangoz nga Baseli i zvicrës, por talenti i tij është kontrovers pasi ai shkatrron në të njëjtën kohë që edhe krijon art.

Simonit i mjafton t’i jepni një çekiç dhe një daltë, dhe ai do të t’ju gdhendë  portretin tuaj në xhamin e parë që do t’i dalë përpara.

Marangozi i stërvitur filloi udhëtimin e tij artistik duke përdorur dru, por së shpejti vazhdoi të eksperimentonte edhe  me materiale të tjera.

Më pas ai filloi të skiconte në një panel qelqi. Nga atje, ai mendoi të rrezikonte edhe më tej, duke përdorur materialin e xhamit.   Xhami më i mirë për projektet e tij,  është ai  që nuk prishet menjëherë pasi të goditet, siç është dhe  xhami i  makinës.

Muajin e fundit, Simon arriti të ekspozonte punimet e tij në xham, në galerinë e famshme të Filip Broglit, në Basel të Zvicrës.