Filmi “Martesa” me regji të Blerta Zeqirit ka fituar çmimin “Filmi më i mirë” në" />

“Martesa” zgjidhet filmi më i mirë në “Cineballkan”

“Martesa” zgjidhet filmi më i mirë në “Cineballkan”

“Martesa” flet për një trekëndësh dashurie pranë dhe gjatë një martese. Në rolet kryesore të filmit janë Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu.

Filmi “Martesa” është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, është prodhim i kompanisë “Beze” me producent Keka Kreshnik Berisha. Përveç QKK-së, “Martesa” u përkrah edhe nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë e Shqipërisë.