Mbyllet Akropoli për vizitorët për shkak të temperaturave të larta

Mbyllet Akropoli për vizitorët për shkak të temperaturave të larta

Monumenti i lashtë i Akropolit në Athinë është mbyllur përkohësisht për vizitorët për shkak të temperaturave të larta të regjistruara në kryeqytetin grek.

Perla më e njohur arkeologjike në Greqi u mbyll sot për vizitorët në periudhën nga ora 13:00 deri në 17:00 për shkak të temperaturave prej 36 gradë Celsius, por që ndihet si 40 gradë Celsius.

Meteorologët paralajmërojnë gjithashtu mot të nxehtë edhe të premten ndërsa autoritetet njoftojnë se Akropoli do të mbyllet përsëri nëse temperatura tejkalon 36 gradë.

Në vitin 1987, monumenti më i famshëm i Greqisë së lashtë u vendos në listën e vendeve të trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Sipas të dhënave zyrtare, vitin e kaluar, Akropoli u vizitua nga 3,15 milionë persona.