Yllka Gashi ka ardhë për disa ditë në Kosovë nga Amerika. Ajo është pjesë e filmit të metrazhit të gjatë që vjen nën regjinë e regjisores Blerta Basholli, shkruan Insajderi.
Yllka, ka publikuar disa foto nga filmi që është duke u xhiruar, ndërsa mediat e kanë paraqitur atë se po i kalon pushimet në Kosovë.
Yllka Gashi, është aktorja kryesor e filmit të Blerta Bashollit i cili tash e sa ditë ka nis xhirimet. Ky film është i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës ndërsa rikthen në ekran pas shumë vitesh aktoren e mirënjohur.
Filmi i Blerta Bashollit, sjellë një kastë aktorësh të mirënjohur kosovarë dhe aktorë shqiptarë nga Maqedonia, pasi që, është koporoduksion në mes Kosovës dhe Maqedonisë, teksa vjen rrëfimi i padëgjuar i grave të Krushës pas përfundimit të luftës në Kosovë./ Insajderi.com