Mediat spanjolle shkruajnë për klipin e ri të Rona Nishliut

Mediat spanjolle shkruajnë për klipin e ri të Rona Nishliut

Mediat spanjolle i kanë kushtuar një hapësirë të dedikuar këngëtares shqiptare Rona Nishliu. Ka qenë vetë ajo që e ka bërë të ditur lajmin me anë të një postimi në ‘InstStory’.

Këngëtarja ka publikuar së fundmi klipin më të ri ‘Me lule t’bukra’ që është pjesë e projektit më të fundit të Ronës.

Pikërisht për të mbështetur këtë projekt ka shkruar ‘OGA Espain’, një media shumë e njohur sidomos për promovimin e artistëve të ‘Eurovision’ në Spanjë. Ata kanë shkruar me superlativa për vokalin e Ronës dhe kanë ftuar vendasit të dëgjojnë këngën e re të saj, e cila ka motive shqiptare.

Kujtojmë se Nishliu u bë shumë e njohur pas pjesëmarrjes me këngën ‘Suus’ në ‘Eurovision 2012’, një nga performancat më të mira të Shqipërisë në festivalin europian. /revistawho.com