
Një grup i nxënësve kosovarë kanë udhëtuar drejt Zvicrën, për ta festuar 28 nëntorin. Ata kanë shkuar për të performuar para audiencës shqiptare që jetojnë në qytetin zvicerian, duke u mundëuar atyre që të festojnë 28 nëntorin në një mënyrë origjinale.
Nën organizimin e kolegjit “Mehmet Akif”, kjo ngjarje e mbajtur në Cyrih të Zvicrës në bashkëpunim me Shoqata “Vatra”, nxënësit kosovarë kanë ofruar një program të jashtëzakonshëm.
Në emër të kolegjit “Mehmet Akif” foli drejtori Nazmi Ulusi, i cili na uroi festën duke na kujtuar se edhe pse sakrificat deri në pavarësi ishin të vështira, janë pikërisht ato të cilat e bëjnë një shtet.
Ky është viti i tretë që “Mehmet Akif” e organizon festimin e 28 nëntorit përmes këtij programi në Cyrih të Zvicrës, duke mbledhur kështu diasoporën dhe kosovarët. Aty u luajt një program artistik i përgaditur nga nxënësit e “Mehmet Akif”.
Melodrama nga: Irisa Thaqi, Erëza Jusaj dhe Betim Pireva arriti ta paraqet në mallëngjyese gjendjen e trojeve shqiptare ne prag të ndarjes.
Recitali nga: Ërëza Jusaj, Irisa Thaqi, Arlind Rushiti, Anila Sefedini, Jona Ramadani, Betim Pireva tregoi pasionin të cilat e kanë vendet e ndryshme të trojeve.
Monologu nga: Betim Pireva nuk la askënd pa derdhur lot e pa emocione. Në mes të programit pati edhe pika argëtuese si skeçi komik, këngët dhe vallet e ekzekutuara në mënyrën fantastike.
Këtë udhëtim argëtues si dhe kulturor vazhduam me vizitën e Konsullatës në Zvicër ku patëm fatin të takohemi dhe bisedojmë me Znj. Shukrie Ramadani për sa i përket funksionit të Konsullatës, mundësitë e vazhdimit të shkollimit të lartë në Zvicër si shqiptarë, si dhe rolin e atdheut në jetën tonë.
Të gjithë nxënësit u ndamë shumë të kënaqur nga secila pjesë e vizitës, sidomos nga ekspozita atraktive dhe më se kreative, dhe nuk do t’i harrojmë këshillat e Znj.Ramadani për kontributin tone (si nxënës) në shtetin e Kosovës dhe faleminderojmë përzemershisht që na u drejtua me fjalët: “Vlerë e shtuar e atdheut”.