Mes çmendurisë dhe vetëvrasjes – mesazhi i fuqishëm i këngëtares Sinéad O’Connor

Mes çmendurisë dhe vetëvrasjes – mesazhi i fuqishëm i këngëtares Sinéad O’Connor

Këngëtarja e njohur irlandeze, Sinéad Marie Bernadette O’Connor, e cila njihet edhe mes të tjerash si aktiviste e të drejtave të grave, ditë më parë kishte publikuar një video prekëse duke u rrëfyer për sëmundjen e saj mendore dhe tentimet vetëvrasëse.

“Unë jam duke luftuar, duke luftuar dhe duke luftuar si miliona njerëz të tjerë [me sëmundje mendore]. Po të ishte vetëm për mua, unë nuk do të isha më. Do të kthehesha drejt e tek nëna ime… sepse kam ecur këtë tokë e vetme për dy vitet e fundit, si dënim e të qenit mendërisht e sëmurë dhe e zemëruar që askush nuk kujdeset për mua”, është shprehur në video O’Connor.

Këngëtarja irlandeze Sinéad O’Connor u bë e njohur në skenën muzikore në fund të viteve 80, në kohën kur kjo industri nuk kishte dëgjuar apo parë ndonjë artiste si ajo.

Me qëndrimet e saj ekstreme dhe pikëpamje të veçanta politike, O’Connor arriti kontratën e saj të parë kur ajo ishte vetëm 17 vjeçe.

Flokët e shkurtra i kishte prerë herët në rini, si shenjë revolte kundër idesë së krijuar nga shoqëria, sesi një femen duket bukur vetëm me flokë të gjatë. Këto flokë të shkurtra shpejt u bënë pjesë e personalitetit dhe figurës së saj.

Tani, 50 vjeçare, O’Connor ka probleme të mëdha mendore dhe ka paralajmëruar se shpejtë do të vetëvritet. Sipas saj “të huajt në Facebook” janë më përkrahës për të, sesa familja e saj.

“Jam vetëm, nuk kam absolutisht askënd në jetën time”, ka thënë këngëtarja në video.

Ajo po ashtu disa vite me radhë kishte bërë përpjeke të kthehet në Irlandë duke bërë kërkesë fëmijëve të saj dhe baballarëve të tyre. Këtë këngëtarja e kishte përmendur edhe në video.

“Nuk duhet të jetë e pranueshme për këdo që më njeh dhe thotë se më do dhe kujdeset për mua, se unë jam ende duke u ulur këtu pas dy vjetësh kërkese … të më sjellin në shtëpi “, tha ajo përmes lotëve.

Videoja e saj e re e cila është duke bërë xhiron nëpër botë.

Këngëtarja irlandeze ka një histori me problemet mendore, që nga adoleshenca. O’Connor disa herë kishte bërë thirrje publike për ndihmë.

Por e vërteta mbas ngjarjes së fundit të O’Connor është më komplekse sesa mund të ju shkojë mendja.

Këngëtarja është në mesin e një beteje ligjore jashtëzakonisht të hidhur ku ajo është paditur nga ish i dashuri dhe menaxher i saj afatgjatë – për shpifje ndaj tij dhe shkelje të kontratës.

Menaxheri i saj O’Ceallaigh thotë se O’Connor ndërpreu marrëdhëniet e tyre të biznesit pa paralajmërim dhe se këngëtarja kishte shkuar gjëra të pavërteta në faqen e saj të internetit dhe në një faqe tjetër të fansave.

O’Ceallaigh po kërkon dëmshpërblim prej rreth 500 milionë dollarësh (£ 452,000).

Pastaj vijnë katër martesat e saj të shkurtra, të gjitha me një përfundim tragjik.

Pas martesës së saj të parë me John Reynolds, e cila e ka përshkruar atë si një person shumë emocional, ajo martohet me gazetarin Nick Sommerlad në vitin 2001. çifti u ndanë vetëm 11 muaj më vonë, njofton Daily Mail.

Martesa e saj e tretë, me muzikantin australian Steve Cooney në vitin 2010, zgjati tetë muaj, ndërsa martesa e saj përfundimtare në vitin 2011 me këshilltarin e drogës Barry Herridge në Las Vegas zgjati 16 ditë.

Pasi të gjitha këtyre ndarjeve ajo shkroi: “Duhet të jetë e kundërligjshme që unë të martohem sërish”.

Në fëmijëri prindërit e saj u ndanë kur ishte tetë vjeçe. Ajo më vonë deklaroi se nëna e saj, e cila ndërroi jetë në vitin 1985 në një aksident  rrugor, ishte fizikisht dhe seksualisht abuzive, mirëpo këngëtarja është shprehur se e ëma nuk ka qenë mentalisht mirë.

Të gjitha këto ngjarje kanë shtyre këngëtaren të bëjë thirrje publike për ndihmë. Kjo nuk është e para e këtij lloji nga këngëtarja.

Pas videos së fundit disa ditë më parë, njëri nga shokët e këngëtares ka shkruar një deklaratë, sipas kërkesës së O’Connor.

“Përshëndete, unë jam duke shkruar sipas kërkesës së Sinead, për tu bërë të ditur të gjithëve atyre që e duan së është mirë. Ajo është e rrethuar nga dashuria dhe është duke e marrë kujdesin më të mirë të mundshëm. Ajo kërkoi që të ju lajmëroj se është mirë pasi që e di se jeni shqetësuar për të. Unë nuk do të përgjigjem në ndonjë pyetje, andaj ju lutem kuptoni. Unë shpresoj se ky lajm i ngushëllon ata të cilët ishin shqetësuar”./Insajderi.com

 

https://www.facebook.com/100006731236998/videos/1977219565845732/