Mesazhi kërcënues i Ramës për mediat që u shndërrua në vendim me afat 72 orësh

Mesazhi kërcënues i Ramës për mediat që u shndërrua në vendim me afat 72 orësh

Vendimi i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Shqipëri për mediat online, që prek edhe disa media në Kosovë, që duhet të regjistrohen si biznese brenda 72 orëve në të kundërtën do të mbyllen dhe nuk do të jenë të qasshme pë publikun në Shqipëri, ka ardhur pas një mesazhi kërcënues që kryeministri shqiptar Edi Rama e ka bërë në profilin e tij në “Twitter”.

Me 11 tetor Rama kishte shkruar se “nga diskutimi për Paketën Antishpifje del qartë se urbanizimi i xhunglës online nis nga legalizimi i portaleve”. Më pas kishte dhënë mesazhin kërcënues.

“Legalizimi mund të bëhet në pak minuta përmes regjistrimit online në QKB. Duke qenë se janë fantazma pa adresë e pa emër,uroj ta lexojnë këtë mesazh para ditës së hënë”, ka shkruar Rama.

E dy ditë pas kësaj, AKEP në Shqipëri ka publikuar një vendim që i jep afat 44 portaleve ndër to edhe mediave hulumtuese në Shqipëri si “reporter.al” që funksionon si organizatë jo-qeveritare bashkë me mediat në Kosovë që nuk funksionojnë fare atje, si gazeta hulumtuese “Insajderi” që të regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri./ Insajderi.com

Të gjitha lajmet për këtë temë: 

Skandali i madh i Edi Ramës, kërcënon me mbyllje mediat online

Edi Rama kërcënon me mbyllje Insajderin dhe disa portale kosovare në Shqipëri

Olluri: Rama si Koreja e Veriut – nëse e bind “The Guardian” të regjistrohet në Shqipëri i gatshëm edhe “Insajderi”

Reagon Blendi Fevziu kundër vendimit të Ramës

Rama obligon OJQ-në që të regjistrohet si biznes