Militanti i dikurshëm i Hashim Thaçit, tash i Albin Kurtit: Runa Zot nga sherri i Amerikës

Militanti i dikurshëm i Hashim Thaçit, tash i Albin Kurtit: Runa Zot nga sherri i Amerikës

Ali Sefaj njëri nga militantët e kryeminsitrit Albin Kurtit i cili ka edhe një pozitë publike sipas profilit të tij në Facebook, ka thënë se “na ruaj zot prej sherrit të miqëve (amerikanëve).

“Mos harroni, krejt marrëveshjet e dëmshme për shqiptarët janë bërë në kancelaritë përendimore.

“Edhe mos kontrolli i veriut, decentralizimi, demarkacioni, Gjykata Speciale, presioni për zajednicën dhe shkëmbimin teritorial nga perendimi kanë ardhur”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook, transmeton Insajderi.

“Friga nga përseritja e historisë, duhet të jetë alarm për secilin politikanë dhe vendim marrës.

Na ruajt Zoti prej sherrit te miqëve ( Amerikanëve)”.

E turpshme: Militanti i Thaçit para një muaji tallej me grevën, sot bëhet kryegrevist

Ky reagim i Sefajt ka ardhur pas kërkesës së Amerikës për ta hequr taksën ndaj prodhimeve serbe pa asnjë kusht dhe jo siç ka paralajmëruar Albin Kurti.

Albin Kurti heq taksën ndaj mallrave serbe dhe boshnjake

Militanti i Albin Kurtit, dikur ishte edhe militant i flaktë i Hashim Thaçit, tash president i vendit, shkruan Insajderi.

E turpshme: Militanti i Thaçit para një muaji tallej me grevën, sot bëhet kryegrevist

I njëjti vitin e kaluar si militant i Thaçit, tallej me grevën që e kishte paralajmëruar Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK), derisa i njëjti atë kohë, por nga pozita e kryegrevist i ishte bashkëngjitur grevave të mësimdhënësve e kirurgëve.

Dëshmia që tregon se Thaçi është prapa grevave të orkestruara