
Agim Sopi, drejtori i Teatrit Kombëtar, i ka shtuar kërkesës së tij për shkarkimit të Këshillit Drejtues edhe dy të tjera: auditimin e pavarur financiar e ligjor të këtij institucioni dhe kod të pavarur buxhetor.
Me këtë kërkesë, zyrtarisht i është drejtuar ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi. E ka dorëzuar të martën e javës së kaluar, por as pas një jave nuk ka marrë asnjë përgjigje. Këshilltari i ministrit ka dhënë përgjigje për secilën kërkesë, nëpërmjet gazetës.
Sopi ka përsëritur edhe në shkresë akuzat që i ka bërë sapo ishte kthyer në pozitën e drejtorit, të hënën e kaluar në një konferencë për media: se shumica e anëtarëve të Këshillit Drejtues nuk posedojnë kualifikimet përkatëse dhe kanë konflikt interesi.
E krejt në fund, ai ka renditur kërkesat:
Të ndërmerrni hapa urgjentë për rikthimin e Ligjit në TKK;
të shkarkoni Këshillin Drejtues të kundërligjshëm të TKK-së dhe ta zëvendësoni me një kompozicion me ‘persona kredibilë, me autoritet dhe me përgatitje profesionale në fushën e teatrit;
të ndërmerrni hapa urgjentë ligjorë për zhbllokimin financiar të TKK-së duke krijuar Kodin e veçantë buxhetor;
të urdhëroni auditim të pavarur financiar dhe ligjor në TKK, ka shkruar Sopi, shkruan Koha Ditore