Ministria e Arsimit nëpërmjet një komunikate shkencore ka falënderuar gjigantin teknologjik Facebook, (shih si lidhen brenda një fjalia Arsimi, Shkenca dhe Teknologjia) për ndihmën e madhe në suksesin e testit të maturës, raporton Kukunews.
“Njësoj sikurse vitin e kaluar por edhe viteve tjera ju z.Facebook keni dhënë ndihmë të madhe për nxënëset tonë. Andaj ne ju falënderojmë për mundësinë e dhënë që dija e nxënësve tanë të shpërndahet gjithandej në një mënyrë efikase”, ka thënë ministri i Arsimit, Arsim Bajrami.
Si shpërblim për këtë ndihmë, Ministria e Arsimit ka dërguar fakte se e ka fshirë profilin në Twitter dhe në rrjete të tjera sociale.
“Tash jemi vetëm në Facebook, dhe askund tjetër. Zoti e bekoftë Facebook-un”, thuhet në fund të komunikatës.