Kolektivi artistik “Haveit” nuk kanë dhënë ndonjë sqarim shtesë për performancën duke thënë se është mjaftueshëm e kuptueshme, dhe duket sikur “Haveit” duan ta vënë në pikëpyetje pikërisht trimërinë e lidhur me mjekrën tek burrat.
Një fëmijë mbante në dorë një flamur kombëtar teksa pozonte para shtatores së heroit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, kur katër anëtaret e kolektivit artistik “Haveit” zinin vendet në karriget e tyre, për të filluar një proces aspak të zakonshëm për gratë: heqja e mjekrës.
Fëmija këndonte një nga këngët patriotike “Sa e madhe është Shqipëria” një nga ideologjitë më të njohura për shqiptarët, sidomos për festa kombëtare, nacionaliste.
Fati i fëmijëve të rritur në një ambient të tillë, është pak a shumë i njëjtë: ata do të duhet ta dëshmojnë burrërinë e tyre.
Sidomos në një shoqëri patriarkale sikurse ajo e Kosovës, dhe mbi të gjitha në një shoqëri ku edhe një karakteristikë njerëzore që paraqitet tek gjinia mashkullor, bëhet sinonim i trimërisë së njeriut.
Historikisht, heronjtë shqiptarë prej Skënderbeut tek Ismail Qemaili e deri tek Adem Jashari janë burra me mjekër. Kësisoj një karakteristikë krejtësisht natyrale e njeriut është shndërruar në një sinonim të burrërisë tek shqiptarët.
Kolektivi artistik “Haveit” nuk kanë dhënë ndonjë sqarim shtesë për performancën duke thënë se është mjaftueshëm e kuptueshme, dhe duket sikur “Haveit” duan ta vënë në pikëpyetje pikërisht trimërinë e lidhur me mjekrën tek burrat.
Kjo gjë kuptohet edhe duke u bazuar në titullin e performancës “Shaving Patriarchy” apo “T’u e rru patriarkalitetin”.
Patriarkalizmi ofron një tregim të madh dikotomik të dominimit shoqëror të një gjinie mbi tjetrën dhe luftën e tyre për ta përmbysur atë. Patriarkalizmi si sistem i dominimit shoqëror, ekonomik e kulturor i burrit ndaj gruas, është një nga konceptet përkufizuese të shoqërisë kosovare, andaj edhe performanca e “Haveit” duket se e ka këtë qëllim: ta bëjë patriarkalizmin një sistem të vdekur.
E krejt kjo nëpërmjet një akti metaforik sikurse heqja e mjekrës, si simbolikë e patriarkalëve.
Mbi të gjitha performanca e Haveit është një mesazh i qartë: Mjekra nuk është trimëri, e burri mund të jetë burrë pa qenë medoemos trim me mjekër./Insajderi.com