Mourinho me deklaratë në stilin e tij

Mourinho me deklaratë në stilin e tij

Roma është mposhtur nga Sevilla në finalen e Ligës së Evropës, ndeshje në të cilën fituesi u përcaktua vetëm pas gjuajtjes së penalltive.

Në këtë mënyrë, Jose Mourinho nuk arriti të fitojë kupën e tij të gjashtë evropiane, por ka vetëm fjalë të bukura për Romën e tij,

“Le të ikim këtu me Kupën ose të vdekur, thashë. Ne u rraskapitëm nga lodhja fizike dhe mendore dhe mendojmë se është e padrejtë për episodet e shumta. Kthehemi në romë të vdekur, të lodhur dhe krenarë. Mund të humbësh një ndeshje futbollit, por kurrë dinjitetin. Kam fituar pesë finale evropiane dhe kam humbur këtë, por po shkoj në shtëpi më krenar se kurrë”, është shprehur trajneri portugez.

Gjithsesi, ai nuk ka mundur të mos thumbojë pak edhe gjyqtarin e ndeshjes.

“Pavarësisht nëse qajmë apo jo, e vërteta është se ne të gjithë jemi shumë të trishtuar, lojtarët shkojnë në shtëpi të lodhur dhe e ndiejnë veten sikur u është bërë një padrejtësi. Lojë e shkëlqyer, finale e shkëlqyer, me një gjyqtar që dukej spanjoll. Shumë kartonë të verdhë, Lamela duhej të merrte kartonin e dytë të verdhë”.

Në fund, edhe disa fjalë për të ardhmen,

“E ardhmja? Të hënën shkoj me pushime, nëse kemi kohë të flasim deri të hënën. Unë do të shkoj njëherë me pushime dhe më pas shohim”, është shprehur Mourinho