Mustafa zbulon çka i premtuan ambasadorit Grenell në ditë që ishte në zyret e LDK-së

Mustafa zbulon çka i premtuan ambasadorit Grenell në ditë që ishte në zyret e LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka treguar se çfarë premtimi i kanë dhënë si parti të dërguarit të posaçëm të presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, shkruan Insajderi.

Mustafa, në konferencën për media bëri me dije se LDK i ka premtuar Grenellit se do të hiqet tarifa, pa asnjë kusht.

“Sa i përket ambasadorit Grenell ne i kemi thënë, i kemi premtuar edhe këtu kur ka qenë në LDKse ne do të pajtohemi që të hiqet tarifa, pa kushte për një periudhë dhe po ashtu që ne presim që në mënyrë reciproke, njëjtë të sillet edhe Serbia që gjitha pengesat ndaj Kosovës t’i heq duke përfshirë edhe fushatën që po e bën kundër njohjeve të Kosovës”, ka deklaruar Mustafa, përcjell Insajderi.

Kreu i LDK-së thotë se në bisedë më Grenellin i kanë theksuar se në qoftë se Serbia gjatë bisedimeve nuk refeklton atëherë do të kthehet dhe instalohet masa e reciprocitetit.

“Jam i sigurt që në momentin që LDK-ja do ta drejtonte një qeveri atëherë hapat e parë të kësaj qeverie do të ishin që edhe reciprociteti të hiqen, por po për të mos u vendosur kurrë”, është shprehur ai.
Gjatë kësaj konferencë, Mustafa nuk ka mohuar mundësinë për të qenë kandidati i mundshëm për kryeminsitër nga radhët e LDK-së, duke treguar kështu gatishmërinë që si partia e dytë të marrin mandatarin për të qeverisur me vendin.

E një ditë më parë, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi përmes një shkrimi në “Twitter”, ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të ketë Qeveri të re.

Pas shkrimit të tij, ka reaguar ambasadori Grenell, i cili po ashtu paralajmëroi rifillim të bisedimeve mes Kosovës e Serbisë./Insajderi.com

Lexo edhe:

Pas mbledhjes së kryesisë deklarohet Isa Mustafa

Mustafa s’e mohon se mund të jetë kandidat për kryeministër