
Next Level ka organizuar nën Patronatin e Komunës se Prishtinës “Street Party” që do të organizohet këtë vikend
Sipas organizatorëve, Next Level në bashkëpunim me kafet e vogla në Prishtinë si: Etno, Che Bar, Monroe, Large Bar, Trock, Lips dhe Annex, këtë të dielën do të organizojnë një Street Party nga ora 13:00 deri në orën 23:00.
Të njëjtit kanë treguar se rruga Fehmi Agani do të bllokohet për qarkullimin e mjetëve derisa do të këtë shumë muzikë, art dhe inovacion.
Kurse sa i përket muzikës do të jenë aty: D Master, Bannzz, Dagz, PM, Geek, Gesundheit, Funk OFF, MiM dhe mysafirja speciale nga Japonia HITO.
Organizatorët po ashtu kanë thënë se do të këtë një Open Gallery për artist dhe student ku do të mund ta shesin dhe ekspozojnë punën e tyre, gjithashtu do të këtë artist për Street Art ku rrugën Fehmi Agani do ta pasurojnë me ngjyra. Për idetë dhe aktivitetet artistike është përkujdesur Donat Rashica.
Gjithashtu do të këtë hapësirë për vepra inovative ku edhe këta krijues do të mund te ekspozojnë dhe shesin punën e tyre.
Po ashtu, Next Level kanë thënë se kanë hapur një konkurs që do të zgjat deri më shtatë shtator për veprat me artistike dhe inovative do të përzgjidhen deri më 8 shtator dhe më 9 shtator gjatë eventit të gjithë do të jenë prezent gjatë eventit.