“Na falni që ju prekëm plagët”- Fjalimi prekës i poetit shqiptar kundër shkrimtarit Handke

“Na falni që ju prekëm plagët”- Fjalimi prekës i poetit shqiptar kundër shkrimtarit Handke

Poeti Shqiptar Oseku, anëtar i rrjetit suedezo-shqiptar ka folur në manifestimin e mbajtur kundër vendimit të akademisë suedeze për të nderuar me Nobel atë që ai e ka quajtur “apologjetin e gjenocidit Peter Handke”.

Në një postim në rrjetet sociale, ku ka publikuar fjalimin e tij të plotë që ka bërë jehonë, ai shkruan ndër të tjera se:

“Manifestimi nuk e ndryshon vendimin e akademise suedeze. Peter Handke do te titullohet nobelist dhe apologjet i krimeve kundër njerëzimit, ashtu si titullohet Knut Hamsun nobelist e nazist, a Ivo Andric nobelist e autor disertacionesh gjenocidale. Kur akademia nuk lodhet pse humb prestigj e ndër, nuk ndihmon asgjë.

Por shpresoj se edhe ju si unë nuk ishit atje për shkak të akademisë, por për hir të të vdekurve e të gjallëve tanë. Që të mos thuhet nesër se dikush i fyu ata, me politikë a me shpërblime a me letërsi, pa u ndier ne që mbijetuam.

Ne jemi dëshmia se ky Nobel u dha gabim. Nobeli u pa. Por u pamë edhe ne”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Nobel u bojkotua nga Shqipëria, Turqia, Maqedonia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, por ceremonia u bojkotua edhe nga Christina Doctare, një mjeke dhe autore që mori Çmimin Nobel për Paqen në vitin 1988 si anëtar i Forcave Paqësore të OKB-së.

Në këtë fjalim Oseku vë në pah edhe masakrat e bëra në Kosovë nga Serbia.

Lexoni të plotë shkrimin e Shqiptar Osekut

“Fjala ime ne manifestimin kunder vendimit te akademise suedeze per te nderuar me Nobel apologjetin e gjenocidit Peter Handke:

Une quhem Shqiptar Oseku, jam poet dhe vi nga Rrjeti Suedezo-Shqiptar. Nuk kam ardhur vetem, jam me ambasadoren e Kosoves, me ambasadorin e Shqiperise, e ambasadoret e Bosnes, te Kroacise, te Turqise, qe refuzuan te hane buke e turp sonte. Ata zgjodhen sonte me mire te rrine me ne, ndaj ne u themi faleminderit. Nje falenderim edhe per organizatoret e ketij takimi, qe na mundesuan t’i dalim zot te vertetes sone, te vdekurve e te gjalleve tane.

Une vi nga Gjakova, nje qytet ne kufi me Shqiperine qe pesoi Bosnen e vet me 1999. Rruget e qytetit tim ishin si ato te Bosnes. Burra e gra te vrare, dhunime, femije e pleq te masakruar.

Por sonte ketu nuk dua te jem vec shqiptar. Sonte dua te jem edhe boshnjak. Dua te jem nga Sarajeva. Dua te jem nga Srebrenica. Nga Tuzlla. Nga Foca. Nga Jajce. Nga Bijelina. Nga Gorazhde. Sonte dua te jem nga cdo pellembe e asaj Bosne qe e mbyten ne gjak kriminelet te cilet i justifikon Peter Handke.

Sonte jam edhe suedez, pse jam qytetar suedez tash sa dekada. Jam ketu me vajzën time qe ka lindur ne Suedi. Dhe si suedez dua te them atë qe duhej ta thonte akademia suedeze sonte, sikur te mos ishte e mbytur ne relativizem moral. Dua te them se me vjen turp, sa turp. Dhe dua te ju them te gjitheve na falni: na falni qe ju prekem plaget.