
Nesër me datën 14 Mars, prej orës 19 do të mbahet Nata e poezisë me artistin Dardan Zhegrova në hapësirën e Fondacionit Shtatëmbëdhjetë.
Krejt puna e poezive për Dardanin ka fillu ai tu e incizu veten me telefon, një lloj rrëfimi personal e intim me një mjet shumë social si telefoni. Ai i shpreh ndjenjat, imagjinatën e “daydreams” për me e ndryshu realitetin e me ndërhy në kujtimet e tija, nëpërmjet poezisë. Poezitë e tij bëhen si formë për të kujtuar se çka do ai dhe se si e percepton rrëfimin e tij.
Këtë here ai ka me lexu poezi qe i ka shkru ose incizu përgjatë vitit të kaluar e që transmetojnë ma së miri realitetin e tij.