Ndikimi i ushqimeve në sëmundjen e diabetit të tipit 2

Ndikimi i ushqimeve në sëmundjen e diabetit të tipit 2

Diabeti i tipit 2, një sëmundje prej më të përhapurave në botë, ndodh kur niveli i glukozës dhe i sheqerit në gjak rriten përtej normales, kështu që trupi nuk prodhon më insulinë për të balancuar sheqerin.

Sipas statistikave, nga viti 1980 deri më 2014 numri i diabetikëve në botë u rrit nga 108 deri në 422 milionë njerëz, raporton Agroweb, shkruan Insajderi.

Sipas mjekëve, ushqimi dhe stili i shëndetshëm i jetës mund të e zvoglojnë gjasën për parandalimin e diabetit.

Diabeti i tipit 2 është sëmundje që shkaktohet nga grumbullimi i yndyrnave në mëlçi. Mëlçia e afektuar nga diabeti rrit ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe rrit prodhimin e sheqerit në gjak, dhe krejt kjo rrit nivelet e insulinës në plazmë.

Ushqyerja e duhur, meditimi dhe aktiviteti fizik si për shumë probleme tjera, llogariten si një prej mënyrave më të mira për parandaluar diabetin apo për të mbajtur në kontroll.

Konsumimi i drithërave, ushqimeve që përmbajnë niseshte apo sheqer nga frutat, do të ndihmojë në avancimin e sëmundjes së diabetit, e po ashtu edhe mishi ose vitaminat e marra nga kafshët.

Konsumimi i ushqimeve të përpunuara dhe lëngjeve të gazuara duhet ndaluar rreptësisht, sepse kur këto ushqime konsumohen, sasia e mëdha e sheqernave që përmbajnë e bën orgazmin rezistent ndaj insulinës.

Mjekët preferojnë konsumimin e ushqimeve të papërpunuara, vaj ulliri, fruta të thata, barishteve dhe perimeve të freskëta. Këto ushqimeve ulin sheqerin në gjak dhe mbajnë në kontroll shtypjen e gjakut./Insajderi.com