Në Beograd ekspozohet lufta në Kosovë dhe konfliktet tjera të 90-tave

Në Beograd ekspozohet lufta në Kosovë dhe konfliktet tjera të 90-tave

Në Muzeun e Historisë Jugosllave në Beograd në fund të këtij muaji hapet një ekspozitë ku tregohen pamje nga luftërat që ndodhën në vitet 90-të në Slloveni, Kroaci, Kosovë, Maqedoni, Bosnje dhe Serbi.

Ekspozita me titull “Mësime nga viti ’91” ka fotografi nga luftërat në Ballkan ku sipas kuratorit Sandre Vitaljic, nuk pretendojnë të japin përgjigje për pyetjet historike por më shumë të tregojnë realitetin me anë të fokusit fotografik, shkruan KultPlus.com.

se

Ekspozita do të hapet me datë 28 shkurt në ora 18:00 ndërsa në mesin e emrave pjesëmarrës janë Amel Emrić, Dragoljub Zamurović, Romeo Ibrišević, Srđan Ilić, Zoran Jovanović Mačak, Milomir Kovačević Strašni, Borut Krajnc, Saša Kralj, Rikard Larma, Pol Lou, Entoni Lojd, Antun Maračić e fotografë të tjerë.

bi

Ekspozita paraprakisht ka qenë e hapur në Maribor dhe në Zagreb.