
Grupi Haveit i përbërë nga dy qifte motrash në të njëzetat e tyre, e përdor artin dhe performancën për të tërhequr vëmendje për çështjet e të drejtave të komunitetit LGBT ose dhunës kundër grave, probleme të cilat ende konsiderohen tabu në Kosovë, shkruan Insajderi.
Vajzat e grupit, Arbërore, Vesa, Hana dhe Alketa, studiuan në fakultetin e arteve në Prishtinë, dhe zgjodhën performancën si medium për të adresuar problemet e shumta të shoqërisë tonë.
“Unë kam studiuar regji filmi dhe profesori më ka thënë se regjia ishte për djem, jo vajza.. seksizëm i qartë! Pas këtij komenti, nuk u ndjeva shumë e motivuar për të vazhduar studimet. Mendova se ishte e rëndësishme që të flasim për faktin se ky profesion ishte për djemtë, jo vajzat para se të filloja të bëja filma,”- tha Arbëroreja për Sistersofeurope.com
Vazjat e Haveit e përdorin artin për të shprehur zemërimin e tyre. Ato bëjnë përformanca në rrugë, në hapësirën e tyre, galerinë e tyre, në çdo ambient ku ato ndihen se mund të shprehin vetveten.
“Edhe nëse nuk ndryshon asgjë, na ka ndryshuar ne”- thotë Vesa.
Vajzat tregojnë se kanë hasur në komente shumë seksiste nga ana e profesorëve të tyre, duke treguar se disa profesione janë vetëm për burrat dhe shumë shpejt do të bëheshin nëna dhe nuk do të mund të vazhdoni profesionin tuaj për një kohë të gjatë.
Mirëpo mbështetja për vajzat e Haveit nuk ka munguar . Ato thonë se familjet e tyre i mbështesin ato, edhe pse e bëjnë këtë në qetësi. Atyre ju pëlqen ideja se vajzat punojnë se bashku dhe kanë respekt për punën e tyre që janë duke e bërë prej vitesh.
Në krah të mbështetjes vinë edhe kërcënimet e shumta që vajzat kanë marrë gjatë karrierës së tyre.
“Pasi performanca The Kiss (ku vajzat u shfaqën duke u puthur në qendër të Prishtinës për ditën e Shën Valentinit në vitin 2014) u publikua online, ne morëm më shumë se 100 kërcënime në rrjetet sociale. Ishim të stresuara, të frikësuara dhe të pasigurta. Por e kaluam këtë situatë shpejt kur kuptuam se njerëzit po e shprehnin zemërimin e tyre vetëm online. Shumë njerëz komentojnë në rrjete sociale, por në rrugë nuk thonë asgjë.“- tha Vesa.
Performanca e parë e grupit Haveit ka qenë për gruan e vrarë, Diana Kastrati, nga burri i saj me 18 maj 2011.
Ky rast ishte shumë i dhunshëm. Ishte një çështje shumë e madhe dhe pikëlluese për tu trajtuar.
Ishte koha kur ne duhej të bënim diçka. Seksizmi është problemi më të cilin ballafaqohemi çdo ditë.
Ka me mijëra raste të përdhunimit, dhunës së raportuar, vrasje të shumta, ngacmime seksuale, të cilat nuk merren seriozisht nga ana e policisë.
Ata gati do të thonin- “Rrihe gruan brenda që të mos shqetësosh komshinjtë”.
Tani situata ka ndryshuar pak, por ende është e keqe. Nëse unë do të ngacmohesha seksualisht natën gjersa po kthehesha në shtëpi, nuk do të shkoja në polici. Kjo vetëm sa do e bënte situatën më të komplikuar. Ata do më pyesnin “Pse ishe vetëm”, “Ishe e dehur”, “Çfarë kishe veshur?”
Dhuna në familje është një nga çështjet më aktuale në Kosovë sot [sipas një studimi të Rrjetit të Grave të Kosovës, 63.5% e grave thanë se përjetuan ngacmime seksuale, krahasuar me 24.3% të meshkujve. Mbi 40% e të anketuarve femra pohuan se ishin viktima të dhunës në familje. Kjo çështje ishte frymëzim për një performancë tjetër të quajtur Tre billboard në Prishtinë. Në billborde lexohej: “Edhe sa thirrje të humbura?”, “Diana Kastrati” dhe “Zejnepe Bytyqi” [dy gra të vrara nga burrat e tyre].
Këto billborde u pritën mirë nga ana e qytetarëve, po ashtu edhe nga familja e viktimave.
Motivi i tyre për të vazhduar është shpresa se një ditë gjërat do të merren seriozisht.
“Ne e përdorim zemërimin tonë për art”- kanë thënë vajzat.
Të pyetura rreth feminizmit Haveit tha se – “Feminizmi ynë mund të duket ndryshe nga feminizmi evropian, sepse atje, ata kanë ‘probleme tjera të shkallës të parë ‘. Problemet tona janë disi më të dhunshme. Ne shohim dhunën në familje, vrasjet, vrasësit duke ecur lirshëm dhe duke rritur fëmijët e tyre, dhe askush nuk i arreston ata. Ndoshta ajo që kemi këtu është më shumë një feminizëm i vjetër, primitiv.”
Kosova ka problemet e veta specifike si vend i cili përjetoi luftën 20 vite më parë.
“Shumica e njerëzve janë ende shumë të traumatizuar për shkak të luftës. Ne kemi shumë viktima të përdhunimit të luftës dhe për një kohë të gjatë, askush nuk kujdesej për to. Çfarëdo që të bëni në lidhje me këtë temë, është feminizmi, sepse ngre zërin për gratë që u përdhunuan në një shoqëri që injoronte ato në mënyrë që të lavdërojnë ushtrinë. Mijëra gra u përdhunuan dhe ushtria nuk ishte atje për t’i mbrojtur ato! Vetëm kohët e fundit, viktimat e përdhunimit u njohën zyrtarisht si viktima të luftës në sytë e shtetit.”- ka thënë Hana.
Problemi tjetër me të cilën përballen qytetarët e Kosovës, është procesi i liberalizimit të vizave.
Por kjo nuk ka penguar në qëndrimin të cilën vajzat e kanë për Evropën, ku deklaruan se nuk mendojnë për atë fare.
“Ne dikur e refuzuam një qëndrim në Vjenë [për shkak të procesit të vizave], dhe kjo gjithashtu nënkuptonte se nuk ishim të dëshpëruara për të shkuar në Evropë. Ne duam të trajtohemi njësoj si artistët tjerë. Ne nuk ndjehemi inferior, por të trajtohemi kështu kur aplikojmë për viza është dëshpëruese dhe njerëzit këtu trajtohen si kjo gjatë gjithë kohës. Në atë pikë, ne vetëm donim të thoshim: “Haveit, nga Kosova me dashuri. F *** off. “/Insajderi.com