Në Xhuxhe të Fanit të Mirditës ndërsa po punohej për hapjen e një rruge është gjetur një gur i madh që dyshohet të jetë piktogram ose ideogram.
Sapo kanë parë gurin me mbishkrime punëtorët kanë ndërprere punimet dhe kanë njoftuar autoritet lokale.
Kolin Marku, administratori i Fanit thotë se pritet ardhja e specialistëve të fushës për të përcaktuar datimin dhe vlerën që ka ky gur.
Gjergj Marku, drejtori i Kulturës në Bashkinë Mirditë thotë se zona ku është gjetur guri mbart vlera të jashtëzakonshme historike, ndërsa objekti i gjetur dyshohet të jetë piktogram ose ideogram, raporton TCh.
Në zonën ku është gjetur guri pritet të shkojnë specialistet e Shërbimit Arkeologjik Shqiptar për të përcaktuar vlerat qe ky gur mbart, por edhe cilës kohë i përket.