Shënimet e këngëtares së njohur PJ Harvey gjatë udhëtimit në Kosovën e vitit 2011 kur mori pjesë në Festivalin Dokufest në Prizren, do të bëhen radiodramë me titullin “On Kosovo Field” apo në “Në fushën e Kosovës”.
BBC ka njoftuar programin më të ri në Radion numër 4 të saj, që do titullohet “Në fushën e Kosovës”.
Radio drama e ndarë në 5 pjesë është e inspiruar nga shënimet e PJ Harvey gjatë udhëtimit të saj në Kosovë, raporton Insajderi.
“On Kosovo Field” është shkruar nga Fin Kennedy dhe ndjekë dy kosovarë, një vëlla dhe motër që kanë lindur në Manchester, e të cilët kthehen në Kosovë, pasi mësojnë për një varr masiv që gjendet afër shtëpisë së tyre të lindjes.
Aktorët që do të japin zërin e tyre për të portretizuar këto dy personazhe janë Michelle Keegan dhe Nico Mirallegro, teksa radiodrama do të ketë si producent Nadia Molinari.
Aktorja Michelle Keegan është një nga aktoret më të njohura në Angli e njohur për rolin e saj në filmin Coronation ST” ndërsa Mirallegro është një nga aktorët më të vlerësuar të gjeneratës së re në Angli. Ai ka luajtur në filma të ndryshëm si “Hollyaks”, “Common” dhe “The Pass”.
Radiodrama “Në Fushat e Kosovës” do të transmetohet në Radio 4 nga e hëna e 9 janarit deri të premtën me 13 janar në orën 10:45 dhe me reprizë në orën 19:45.
PJ Harvey udhëtoi nëpër Kosovë dhe Afganistan duke u ndalur në Washington së bashku me fotografin dhe regjisorin Seamus Murphy për të punuar në albumin e saj të fundit “Six Demolition Project”, gjithashtu koleksionoj poezitë për librin “The Hollow of the Hand”.
Nga ky udhëtim, raporton Insajderi, këngëtarja e vlerësuar me çmimin “Mercury Prize” kishte bërë edhe një video të këngës “The Wheel” që përfshihen pamjet e koleksionuara në Kosovën e vitit 2011-2015.
Sipas Fin Kennedy që ka shkruar skenarin e radiodramës “Në fushat e Kosovës”, kjo është një dramë që mbi të gjitha një vendosje e kreative në audio, e pamjeve vizuale që ka koleksionuar PJ Harvey.
Skenaristi bashkë me producentin Nadia Molinari kanë udhëtuar gjithashtu në Kosovë ku kanë kaluar kohë duke folur me gazetarët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut.
“Radiodrama ‘Në fushën e Kosovës’ është një kërkim për një identitet nëpërmjet një udhëtimi që të kthen prapa në trashëgiminë e humbur. Të dy karakteret qendrore janë kosovarë, Rebeka dhe Dardani që janë larguar nga Kosova pas konfliktit të vitit 1999”, ka thënë skenaristi i radiodramës raporton Insajderi.
Të dy personazhet, siç tregon skenaristi për BBC, zbulojnë një komb të ri që është duke u përpjekur të krijojë një shpresë të re dhe ata kuptojnë se duhet të bëjnë një udhëtim nëpër të kaluarën e tyre që të lëvizin përpara.
“Ata kanë me vete një sërë çelash që u janë dhënë atyre nga fqinjët para se të lëshonin Kosovën, duke u ofruar mundësinë që të hapin derën e shtëpisë dhe bashkë me të edhe kujtimet e tyre. Ata janë të detyruar të përballet me të vërtetën e dhimbshme që ka ndodhur me prindërit e tyre”, ka thënë skenaristi Fin Kennedy.
Ndërsa redaktori i radiodramës në Radio 4 të BBC-së, Jeremy Howe ka thënë se “Në fushat e Kosovës” është një dramë rëndësishme për të kuptuar ballafaqimin me të vërtetën.
“17 vite më parë Kosova ka qenë një vend që askush nuk e ka dëgjuar, por përnjëherë doli në të gjitha titujt e medieve botërore, por që pas luftës përsëri u harruar. Kjo radiodramë tregon sesi këto tituj bombastik dhe të përkohshëm në mediat botërore, ndikon në jetët e përditshme tek njerëzit”,citohet të ketë thënë redaktori i kanalit numër 4 të BBC Radio. /Insajderi.com