
Për nder të festave të fundvitit, sonte në Gjakovë është mbajtur një koncert festiv.
Koncerti është organizuar nga Komuna e Gjakovës, ndërsa është mbajtur në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, ku morën pjesë një numër i madh i qytetarëve.
Komuna e Gjakovës ka organizuar aktivitete të shumta për nder të festave të fundvitit, të cilat kanë filluar me hapjen e tregut festiv më 14 dhjetor.