Në Malajzi gjenden sende prej guri që datojnë para 17.000 vjetësh

Në shtetin Kedah, në veri të Malajzisë, janë gjetur objekte prej guri për të cilët mendohet se datojnë para 17.000 vjetësh.

Në Malajzi gjenden sende prej guri që datojnë para 17.000 vjetësh

Sipas medieve të Malajzisë, në gërmimet arkeologjike në shpellat Kelambu, Tembus dhe Akar në qytetin Baling të shtetit në fjalë, që janë duke u zhvilluar që nga viti i kaluar, janë gjetur objekte artizanale që i përkasin periudhës parahistorike.

Objektet e gjetura janë dërguar për studime të mëtejshme në Institutin e Botës Malajziase dhe në Departamentin e Gjeologjisë së universitetit ”Malaya”.

Sipas vlerësimeve të para mendohet se objektet prej guri janë para 17.000 viteve, të periudhës së paleolitit.

Zyrtarët malajzianë njoftuan se gërmimet në rajon do të vazhdojnë ndërsa brenda muajit shkurt mund të gjenden edhe objekte të reja./atsh.