Në mes të presionit dhe injorimit

Komplikimet e shumta rreth dialogut Kosovë-Serbi po vazhdojnë. SHBA dhe BE kanë emëruar emisarët e tyre ndërsa në Kosovë dhe Serbi divergjencat për dialogun janë të thella.

Në mes të presionit dhe injorimit

Ka disa vite që është bllokuar dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë, disa marrëveshje të shkelura nga Serbia në ndërmjetësim të Bashkimit Europian dhe kundërpërgjigjia e Kosovës me sanksione ekonomike bën që të mos ketë kushte për dialog.

Në kohën kur Bashkimi Europian ka kërkuar rinisjen e dialogut, presidenti ameirkan, Donald Trump ka emëruar emisar special për arritjen e marrëveshjes finale në mes Kosovës dhe Serbisë që si qëllim ka normalizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve me konflikt të gjatë lufte.

Javën tjetër raportohet që përfaqësuesi për dialogun Kosovë-Serbi nga Bashkimi Europian, Miroslav Lajcak do ta vizitojë Kosovën. Por, vitia e tij ka pikëpyetje të shumta.

Nuk dihet nësë do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi pasi ky i fundit ka zgjedhur bashkëpunim me emisarin amerikan për dialogun, Richardo Grenell dhe  – në anën tjetër edhe LDK është e interesuar të ketë bashkëpunim me SHBA-të, madje Lidhja Demokratike e Kosovës që njihet për lidhje të afërta me shtetet europiane ka injoruar gjitha kërkesat e BE-së që të mos ketë mocion mosbesimi kundër Qeverisë Kurti, diçka që ndodhi me shumicë të votave.

Poashtu përkatësia nacionale e Lajcakut shihet me skepticëm në Kosovë pasi Sllovakia është njëra nga pesë shtetet e BE-së që ende nuk e ka njohur Kosovën.

Bashkimi Europian ka qenë këmgules që të largohet taksa 100% ndaj Serbisë në mënyrë që të krijohen kushtet për dialogun. Presioni dhe injorimi po e karakterizojnë procesin për rinisjen e dialogut. /Insajderi/