fbpx

Në të gjitha kategoritë e nominuar në Oskar ka aktorë me ngjyrë

Në të gjitha kategoritë e nominuar në Oskar ka aktorë me ngjyrë

Ceremonia e sivjetmë, e 89-të me radhë, të cilën e organizon akademia amerikane e filmit, Oskar, do të mbahet të dielën më 26 shkurt në teatrin Dolby në Los Angeles, nikoqir i të cilit do të jetë komiku Jimmy Kimmel. Ajo çfarë ka karakterizuar ndarjet e çmimeve Oskar në dy vitet e kaluara, ka qenë mungesa e aktorëve me ngjyrë në mesin e aktorëve të nominuar, për çka eventet ishin bojkotuar nga shumë yje të Holywood-it.

Rastësi ose jo, këtë vit ndodhi një kthesë drastike që rezultoi me nominime të aktorëve me ngjyrë në të gjitha kategoritë e mundshme, që nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë, raporton AA.

Si rrjedhojë, nga 683 anëtarët e jurisë të Akademisë amerikane të filmit, 46 për qind janë gra ndërsa 41 për qind janë amerikanë me ngjyrë.

Në mesin e kandidatëve të cilët janë në garë për të fituar çmimin prestigjioz Oskar, janë Denzel Washington (Fences) në kategorinë për aktor më të mirë, pastaj Mahershala Ali (Moonligth) në kategorinë e aktorit më të mirë dytësor, Ruth Negga (Loving) dhe Octavia Spencer (Hidden Figures) në kategorinë për aktore më të mirë dhe Viola Davis (Fences) dhe Naomie Harris (Moonlight) në kategorinë aktorja më e mirë dytësore.

Përndryshe, shumica e nominimeve për Oscarin e sivjetmë kanë shkuar për filmin muzikor “La La Land” me regji të Damien Chazelle, i cili në ceremoninë Golden Globes të mbajtur kohë më parë fitoi shtatë çmime.

“La La Land“ fitoi gjithsej 14 nominime me çka ka barazuar rekordin e mëparshëm të cilin e ndanin filmat “All About Eve” dhe “Titanic”.

Krahas kësaj, Meryl Streep u bë aktorja e parë që ka arritur nominimin e 20-të të saj.

Ndërkohë, La La Land është mjuziklli i tretë që ia ka dalë të nominohet në kategorinë për filmin më të mirë, pas filmave “Anchors Aweigh” 1945 dhe “All That Jazz” 1979.